Home Aktualitet “Dyshekë kashte në dërrasa, në një dhomë me 52 shtretër”, Visar Zhiti rrëfen për ‘Dorëshkrimet e fshehta të burgut’

“Dyshekë kashte në dërrasa, në një dhomë me 52 shtretër”, Visar Zhiti rrëfen për ‘Dorëshkrimet e fshehta të burgut’

nga Editor

ftuar në emisionin ‘Kjo javë” me Nisida Tufën, shkrimtari dhe poeti Visar Zhiti rrëfen jetën e tij nga përballja me diktaturën e egër komuniste, e deri te largimi në SHBA, ku po qëndron prej rreth dy vitesh. Libri i tij “Dorëshkrimet e fshehta të burgut”, është një ndër arsyet që ktheu shkrimtarin Zhiti në Atdhe. Gjatë bisedës ai rrëfen kalvarin u mundimshëm të viteve në burg, si edhe si u shkruan poezitë një gjendje shpirtërore të zymtë, sic shprehet ai, në një situatë aspak normale për shkrimtarin.

“Janë poezi të shkuara në burg, fshehurazi, në kushte të jashtëzakonshme, anormale. Për të qenë më i saktë e i drejtpërdrejtë në kushte infernale, ku nuk lejohej të shkruaje, sidomos poezi. Sepse dy letra familjes të burgosurit e kishin të drejtën ta conin, dy letra në muaj. Letra të kontrolluara, që hapeshin e çoheshin të hapura në kutitë postare të burgut. Unë dënohesha për poezi. U ndërgjegjësova si poet, si cdo i ri që shkruan e ka dëshirë të botojë, por rruga nuk ishte e imja si cdo i ri, vazhdimi ishte humneror. Unë burgosem për poezitë e mia. Pata një ndërgjegjësim..” rrëfen Zhiti.

PYETJA: Po si i shkruanit, ku i ruanit?

Ju tregova që kishim të drejtë të shkruanim letra. Letra nuk kishte datë dhe kohë të caktuar, boll dy letra në muaj. Aty te këndi im i burgut. Dhoma ishte me 52 shtretër, dyshekë kashte në dërrasa, aty te qoshja ime që më kishin caktuar, hapja fletoren dhe shkruaja diçka që tjetri mund të mendonte se po bën një letër, a një punë të tijën.

PYETJA: A patët ndonjëherë kontroll për këtë pjesë?

Kontrollet në burg janë të përhershme. Bëhet një herë në muaj, kontroll gjeneral. Poezitë kanë historinë e aventurën e tyre.

Është një formë ditari…

Një ditar shpirtëror, pa data, por me ato gjendje që kapin një njeri të burgosur brenda televa me gjemba. Jam munduar të pasqyroj këtë gjendje këtë përditshmëri të zymtë, që nga rreshtat, mencat ku na çonin leximet, vrasjet sherret, spiunët, mirësia, ëndrra, dashuria, takimet, një përditshmëri të pazakonshme në një vend të pazakonshëm.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!