Home Aktualitet FOTO/ Nuk është gomisteri, por gomat e gjetura në fund të detit në Himarë

FOTO/ Nuk është gomisteri, por gomat e gjetura në fund të detit në Himarë

nga Editor

Teksa shikon fotot e një grumbulli me goma, në përshtypje të parë të duket diçka e zakonshme nga një gomisteri, por fatkeqësisht vijnë nga fundi i detit në Himarë, duke ngritur alarmin për një katastrofë mjedisore.

Kjo është Himara tjetër, ajo që nuk shohim kur zgjedhim që të pushojmë pranë kaltërsisë së bregdetit shqiptar në jug, e që sot na doli në pah falë një aksioni mjedisor vullnetar “Nisma e Luleve” dhe “Spiranca Diving Center”.

Si kanë përfunduar ato goma në det, kush i ka hedhur, janë disa pyetje që fatkeqësisht është e vështirë për t’iu dhënë një përgjigje, por është e trishtë kur mendon që fund të detit gjendet “thesare” të tilla.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!