Home Aktualitet Duhet të ishte gati një vit më parë, Bashkia Durrësit kujtohet të shembë shkollën tani që filloi viti i ri mësimor, fëmijët në ‘makthin’ e mësimit pasdite

Duhet të ishte gati një vit më parë, Bashkia Durrësit kujtohet të shembë shkollën tani që filloi viti i ri mësimor, fëmijët në ‘makthin’ e mësimit pasdite

nga Editor

Në Durrës pushteti vendor kujtohet për shkollat kur nis viti shkollor. Në kohën që shkollat duhej të kishin përfunduar së riparuari apo rindërtuari në 1 nëntor 2020, në Durrës ato shemben në nisje të vitit të ri shkollor.

250 nxënës, por jo të vetmit në qarkun Durrës, do të vijojnë me “makthin” e të mësuarit pasditeve në shkollat pritëse.

“Në vazhdën e operacionit të rindërtimit, IMT e Bashkisë së Durrësit e ndihmuar nga policia bashkiake shembën shkollën e mesme në njësinë administrative të Manzës. Në të njëjtin vend do të ndërtohet shkolla e re me kushte bashkëkohore e standarte të larta sigurie që do ti shërbejë nxënësve të kësaj njësie”, shkruan kryetarja e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, krahas fotove të shembjes se shkollës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!