Home Aktualitet Raporti për krimin e organizuar, reagon PD/ Tabaku: Përfiton prokurime publike falë lidhjes me qeverinë, po pengohet integrimi

Raporti për krimin e organizuar, reagon PD/ Tabaku: Përfiton prokurime publike falë lidhjes me qeverinë, po pengohet integrimi

nga Editor

Partia Demokratike ka deklaruar sot se lidhja e mafies me politikën po pengon integrimin europian të vendit.

Nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku shkruan se aq i ngushtë është lidhja mes mafies dhe qeverisë saqë aktorë të fuqishëm pranë krimit të organizuar përfitojnë prokurime publike madje kanë dhe të deleguarit e tyre në politikë dhe parlament.

Sipas saj, kjo nuk është rruga se si një qeveri që aspiron për t’u integruar në BE dhe për të nisur Konferencën e Parë Ndërqeveritare mund të prezantohet në samitin për zgjerimin e BE.

Raporti për krimin e organizuar, reagon PD. Nënkryetarja Jorida Tabaku:  Krimi i organizuar përfiton prokurime publike falë lidhjes me qeverinë. Lidhja e ngushtë mes mafies dhe politikës po pengon integrimin

👉📍Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet strategjik së pari për vendin dhe më tej për integrimin Europian të Shqipërisë.

🆘Nuk mund të kemi një qeverisje në shërbim të qytetarëve nëse lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk është efektive.

📍Fatkeqësisht raporti i fundit i Global Initiative Network mbi indeksin e krimit dhe korrupsionit tregon rënie të Shqipërisë dhe kapje të shtetit nga krimi organizuar.

🛑Jemi vendi i parë në Europë për prodhimin dhe tregtimin e cannabis gjithashtu jemi kthyer në rruga kyçe e kalimit edhe për kokainën dhe drogërat e tjera.

Jemi të dytët 2️⃣ në rajon në lidhje me mafian dhe krimin e organizuar 🆘 duke u përkeqësuar me vitet e mëparshme.

📍Aq i ngushtë është lidhja mes mafias dhe qeverisë saqë aktorë të fuqishëm pranë krimit të organizuar përfitojnë prokurime publike madje kanë dhe të deleguarit e tyre në politikë dhe parlament.

🆘Mafia dhe krimi organizuar janë aq të fortë sa që mund të pastrojnë paratë në ekonominë tonë. Sipas raportit 1/3 e ekonomisë sonë është informale.

🛑Kjo nuk është rruga se si një qeveri që aspiron për t’u integruar në BE dhe për të nisur Konferencën e Parë Ndërqeveritare mund të prezantohet në samitin për zgjerimin e BE.

EU #integrimi #BE ##shqiperi #albania #organizedcrime #mafia #prokurime #globalinitiativ #ascension

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!