Home Aktualitet Gazetarët e pyesin për shkarkimin, Meta: Kam respektuar Kushtetutën dhe jam krenar! Do flasim pas 24 korriku

Gazetarët e pyesin për shkarkimin, Meta: Kam respektuar Kushtetutën dhe jam krenar! Do flasim pas 24 korriku

nga Editor

Presidenti Ilir Meta, është shprehur paraditen e sotme nga Pogradeci se sjelljet e tij kanë qenë në respekt të Kushtetutës dhe ai ishte krenar për to. Këtë përgjigje Meta e dha teksa u pyet nga gazetarët për shkakrimin nga mazhoranca.

“Kjo është vetëm një çështje politike. Unë jam tepër i qetë dhe i pashqetësuar për sjelljet e të tjerëve, se sjelljet e mia kanë qenë tërësisht në respekt të Kushtetutës dhe jam shumë krenar për gjithë veprimtarinë time në mbrojtje të Kushtetutës, e cila është sulmuar në mënyrën më armiqësore dhe tradhtare nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm, për të pasur Shqipërinë sot në një situatë aspak të dëshiryueshme”, u shpreh Presidenti ndër të tjera.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!