Home Aktualitet Studentët gati për protesta/ 74% e studentëve kundër vaksinimit të detyruar. Nëse auditorët mbeten boshë do shkurtohen 70% e pedagogëve

Studentët gati për protesta/ 74% e studentëve kundër vaksinimit të detyruar. Nëse auditorët mbeten boshë do shkurtohen 70% e pedagogëve

nga Editor

74% e studentëve kundër vaksinimit të detyruar

74 për qind e studentëve janë kundër vaksinimit të detyruar për t’u futur në auditorë. Nga një pyetësor i realizuar nga Portali Studentor.al dhe nga Bordi Kombëtar Studentor rezulton se vetëm 31 për qind e tyre janë vaksinuar.

Të pyetur se si duhet të kryhet procesi mësimor, 74% (1670) e studentëve dëshirojnë që mësimi të kryhet tërësisht në auditor, 15% (351) e tyre dëshirojnë që mësimi të zhvillohet i alternuar midis mësimit në auditor dhe atij online, ndërkohë që 11% (241) janë në favor të zhvillimit të mësimit tërësisht online.

Pyetja e dytë adreson dakordësinë e studentëve më urdhrin Nr.413, datë 24.09.2021, që Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar, i cili detyron të gjithë studentët të jenë të vaksinuar në mënyrë që të mund të ndjekin mësimin në auditor.

Sipas urdhrit, studentët e pavaksinuar do duhet që të ndjekin mësimin në formë alternative (online), deri në momentin që ata do të vaksinohen. Referuar kësaj pyetje, 74% (1678) e studentëve nuk janë dakord më urdhrin e lëshuar nga ana e Ministrisë, ndërsa 26% (584) janë dakord.

Po sa për qind e studentëve janë vaksinuar dhe çfarë vaksine kanë zgjedhur?

Kur studentët janë pyetur nëse janë vaksinuar, 56% (1278) e tyre janë përgjigjur negativisht, ndërsa 31% (701) pozitivisht. Vlen të theksohet se 13% (283) e studentëve, të cilët nuk janë vaksinuar aktualisht kanë në plan të vaksinohen. 78% (569) rezultojnë të jenë vaksinuar me vaksinën Pfizer/BioNTech, 12% (87) me vaksinën Sinovac, 9% (68) me vaksinën AstraZeneca dhe 1% (3) me vaksinën Sputnik.

Kur studentët janë pyetur nëse janë të gatshëm të kryejnë vaksinën në mënyrë që ata të kenë qasje në auditor, 66% (929) e tyre janë përgjigjur negativisht, ndërsa 34% (470) e tyre janë përgjigjur pozitivisht. Krahasuar me pyetjen “Nëse vaksina do të bëhej me detyrim në mënyrë që të mund të ndiqnit mësimin, çfarë do të bënit?”, e cila u është drejtuar studentëve në pyetësorin e kaluar dhe ku 72% e studentëve pohojnë se do të vaksinoheshin në mënyrë që të mos humbisnin vitin akademik, fakti që mësimi do të zhvillohet online për studentët që nuk janë vaksinuar, duket se ka ndikuar në vendimmarrjen e tyre

54% e studentëve e kanë bërë vaksinën se kanë qënë të imponuar dhe jo për t’u mbrojtur kundër Covid-19. 45% (318) shprehen se janë vaksinuar me dëshirën e tyre, ndërsa 1% (10) shprehen se vaksinimi ka ardhur me dëshirë, por se imponimi ka ndikuar në dëshirën e tyre për t’u vaksinuar.

Sa besim kanë studentët te stafi akademik se do të mund të menaxhojë njëkohësisht mësimin në auditor dhe atë online?

62% (1403) e studentëve përgjigjen se nuk kanë aspak besim, 34% (765) e studentëve përgjigjen se kanë pjesërisht besim, ndërsa 4% (94) e studentëve përgjigjen se kanë shumë besim.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!