Home Aktualitet Manjani bën deklaratën e fortë: Bashës nuk do i duhet viza amerikane, por një AVOKAT. Dhe i mirë madje

Manjani bën deklaratën e fortë: Bashës nuk do i duhet viza amerikane, por një AVOKAT. Dhe i mirë madje

nga Editor

Përjashtimi që Lulzim Basha i bëri liderit historik të PD-së Sali Berisha nuk është pritur mirë nga opinion publik. Ndaj kryedemokratit ka pasuar akuza se e përjashtoi Berishën për të marrë vizën ër në SHBA dhe se në 2017 pagoi mbi 1 milion dollar për lobim në SHBA dhe për foton me presidentin e atëhershëm të DJBA-së Donald Trump.

Përmes një statusi në Facebook ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shkruan se Bashës nuk do i duhet viza ameriakne por një avokat i mirë për tu përbalur me këtë akuzë mjaft serioze.

Statusi i plotë:

Lulzim Bashës më shumë sesa një vizë amerikane në pasaportë i duhet një avokat. Dhe i mirë madje!

Nëse Nick Muzin ka dëshmuar para autoriteteve hetimore amerikane, ajo dëshmi është shkak i plotë ligjor për të riçelur hetimin penal në Shqipëri. Herët a vonë kjo do ndodhë.

Nuk ka diplomaci në botë që zhduk prova të autoriteteve hetimore e gjyqësore! Mund ti përdorin përkohësisht për interesa të çastit, por kaq. Sepse siç i fshehin për një interes, ashtu edhe i çojnë në vend po për interes…

Ndaj kush ja do të mirën Lulit duhet ta këshillojë të gjej një avokat të mirë. Se edhe Atë që e mbrojti deri në fund e përzuri me vendim të jetës së tij.

Apo do ta mbrojë Rama!

I duhet avokat.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!