Home Aktualitet Promovimi i triologjisë letrare “Kthimi”/ Meta: Një rrëfim i rrallë nga Imzot Dodë Gjergji

Promovimi i triologjisë letrare “Kthimi”/ Meta: Një rrëfim i rrallë nga Imzot Dodë Gjergji

nga Editor

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në promovimin e librit më të ri nga Ipeshkvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji. Presidenti Meta shkruan se ai ka ndërtuar një fabul sa njerëzore dhe lirike, se si gjenden e reagojnë shqiptarët përballë dramës së madhe të pushtimit osman, që vendos me të gjitha mjetet një besim të ndryshëm fetar.

Sipas tij me këtë vepër ai zbulon rrugët, mënyrat dhe mjetet, se si personazhet e tij të perballojnë stuhinë politike ushtarake të ndarjes së besimeve dhe ata dalin aq të forte sa ngrihen mbi ndasitë e kohës.

Triologjia letrare “Kthimi” me autor Ipeshkvin e Kosovës Imzot Dodë Gjergji është një rrëfim i sinqertë, historik, jetësor, filozofik dhe njerëzor i fatit të shqiptarit dhe shqiptarëve, që u gjendën në përplasje me pushtuesin osman.
Autori ka ndërtuar një fabul sa njerëzore dhe lirike, se si gjenden e reagojnë shqiptarët përballë dramës së madhe të pushtimit osman, që vendos me të gjitha mjetet një besim të ndryshëm fetar.
Imzot Dodë Gjergji zbulon rrugët, mënyrat dhe mjetet, se si personazhet e tij të përballojnë stuhinë politike ushtarake të ndarjes së besimeve dhe ata dalin aq të fortë sa ngrihen mbi ndasitë e kohës duke mbrojtur palcën kombëtare njerëzore të vazhdimit të jetës, për të mbrojtur e ruajtur kohezionin kombëtar dhe analizuar triumfin kombëtar përmes një vëllazërimi, mbi të gjitha me emrin shqiptar.
Kjo është një vlerë e madhe e trilogjisë së autorit Imzot Dodë Gjergjit.
Urime dhe suksese për vepra të reja! 📚🇦🇱

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!