Home Aktualitet FOTO/ Aksident në Fier, përplaset për vdekje nga një motorr kalimtari

FOTO/ Aksident në Fier, përplaset për vdekje nga një motorr kalimtari

nga Editor

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë pranë vendit të njohur si parku i automjeteve në Fier. Mësohet se një person që po kalonte me motor ka goditur një person tjetër që po ecte në këmbë anës rrugës i cili nuk e ke parë e për pasojë këmbësori është përplasur përtokë.

Kalimtarë të rastit kanë njoftuar policinë e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe më pas ka ardhur dhe autoambulanca duke e marrë dhe dërguar në urgjencën e spitalit Rajon për t’i dhënë ndihmën e parë mjekësore por pa rezultat.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth 19:40, në vendin e quajtur “Rotondo e parkut” shtetasi Sh. K., 66 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motomjetin tip “Honda” ka përplasur një këmbësor, rreth 50 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Eshtë shoqëruar shtetasi Sh. K në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

foto galeri
foto galeri
foto galeri

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!