Home Aktualitet Ministrja Kushi jep lajmin: Nga e hëna nuk ka më mësim me turne

Ministrja Kushi jep lajmin: Nga e hëna nuk ka më mësim me turne

nga Editor

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, mesazh të rëndësishëm:

Duke filluar nga dita e hënë e javës së ardhshme, në të gjitha shkollat e vendit, do të zhvillohet mësim normal, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore

Por, përgjegjësia jonë e përbashkët është edhe më e madhe për të zbatuar masat e nevojshme që mbrojnë shëndetin e të gjithëve:

vazhdimi i procesit të vaksinimit

mbajtja e maskave

dezinfektimi i mjediseve

ruajtja e higjienës

në mënyrë që mos të jemi të detyruar t’i rikthehemi më skenarit të mësimit me turne.

Faleminderit të gjithëve dhe suksese

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!