Home Aktualitet Plas në PS/ Ahmetaj nis sulmet ndaj Lelit: Ka humbur besimin e partisë..

Plas në PS/ Ahmetaj nis sulmet ndaj Lelit: Ka humbur besimin e partisë..

nga Editor

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj njëkohësisht drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Vlorë, Arben Ahmetaj këtë të premte ka zhvilluar një mbledhje në Pallatin e Kulturës së qytetit ku pjesë kanë qenë anëtarë të gjithë rajoneve.

Ahmetaj e ka nisur punën si drejtues politik i socialistëve në qarkun e Vlorës duke sulmuar Kryebashkiakun Dritan Leli, madje duke paralajmëruar se ai nuk do të jetë më pjesë e listave për kryetar bashkie. Ai gjithashtu ka kërkuar që të shmangen debatet politike.

“Dritan Leli ka humbur besimin e partisë, nuk ka më kthim pas në marrëdhënie parti-Dritan, por duhet të shmangim debatet publike”, ka thënë Ahmetaj.

Raportet mes Lelit dhe Partisë Socialiste u agravuan pasi kryebashkiaku i Vlorës refuzoi të kandidonte për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Rama u shfaq disa herë i tensionuar, madje e konsideroi të mbyllur karrierën e Lelit në parti, por tentativat për shkarkimin e tij nga funksioni i Kryebashikaut dështuan.

Ahmetaj u prezantua në Vlorë si drejtues politik 10 ditë më parë, por në mbledhjen e organizuar në Pallatin e Kulturës, ka munguar Kryebashkiaku socialist i Vlorës, Dritan Leli, i cili sipas raportimeve nuk ishte ftuar nga vetë kjo parti.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!