Home Aktualitet TË MBËSHTESIM LULZIM BASHËN ?

TË MBËSHTESIM LULZIM BASHËN ?

nga Editor

NGA ILIR ALLKJA

Në disa media, në disa rrjete sociale dallojnë idhtarë të Lulzim Bashës që rreshtohen, përpiqen, përbetohen në përkrahje të tij, si e vetmja rrugë që PD të bashkohet e të nxjerrë vendin nga gremina.

Pyes e pyes veten se përse duhet mbështetur Lulzim Basha, e përgjigje nuk gjej dot …

  • duhet mbështetur Lulzimi sepse e nxori PD në çadër për 3 muaj, e më pas bëri marrëveshje nën mëngë me Ramën, duke arritur rezultatin më të ulët historik në 2017 për PD?
  • duhet mbështetur Lulzimi sepse e nxori PD nga parlamenti, pa marrë asnjë miratim nga partnerët ndërkombëtarë duke i dhënë liri të plotë Ramës të shkatërrojë kushtetutën, e të prodhojë ligje për të çimentuar rregjimin?
  • duhet mbështetur Lulzimi sepse shuajti ngadalë zëmërimin popullor kundër rregjimit të Ramës, në revoltën popullore të pranverës 2019, duke i rrotulluar protestuesit si në peligrinazh idiot rreth kryeministrisë?
  • duhet mbështetur Lulzimi sepse nuk hyri në zgjedhjet lokale 2019, përkundër këshillave të ndërkombëtarëve?
  • duhet mbështetur Lulzimi sepse i dhuroi në tavolinë gjithë pushtetet Ramës?
  • duhet mbështetur Lulzimi sepse ai dhe vetëm ai, kristalizoi bindjen se Edi Rama nuk rrëzohet?
  • duhet mbështetur Lulzimi sepse hartoi një listë humbëse kandidatësh përgjithësisht klienteliste, me njerëz pa asnjë profil publik, e pa kontribute në PD?
  • duhet mbështetur Lulzimi sepse nuk ndërmori asnjë aksion konkret për mbrojtjen e votës, përkundrazi as reagoi në kohë për blerjen masive të zgjedhjeve, për vjedhjen e të dhënave etj?
  • duhet mbështetur Lulzimi sepse ka humbur 2 herë zgjedhjet lokale e 2 herë zgjedhjet e parlmentare?
  • duhet mbështetur Lulzimi sepse i fillon luftërat pasi mbaron betejat.

Ju që doni të mbani në krye të PD, Lulzim Bashën, a nuk keni një fije dhimbje që populli opozitar është ose rrugëve të Shqipërisë i papunë ose rrugëve të botës në ekzil?

Vendi jonë, Shqipëria duhej të ishte vendi i të gjithë shqiptarëve, e jo çerdhja e banditëve të rrilindjes dhe e sahanlëpirësve të tyre!

Ju që vazhdoni të ngulni këmbë se një humbës, një kolaboracionist (me/pa dashje ska rëndsi) me rregjimin më të zi që ka njohur Shqipëria, është zgjidhja më e mirë për PD, a e kuptoni se sa pushtet po vazhdoni ti falni Edi Ramës?

Unë nuk pretendoj që të jeni të gjithë dakort me mua (kjo është mendësi komuniste, e unë e urrej komunizmin), por do të më vinte mirë, që të shkruajnë ata që kanë bërë të paktën gjysmën e betejës time në mbrojtje të lirisë, të vërtetës e demokracisë e kundër rregjimit, ata që e kanë provuar dhunën e diktaturës që në fëmini e deri tani.

Le të flasin ata që janë persekutuar, janë përndjekur e janë diskriminuar, si unë e familja ime nga komunistët e nga rilindasit.

Ata që e duan këtë këllirë ku jemi katandisur të vazhdojnë ta duan, por në heshtje.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!