Home Kronike ZONJA NGA DIASPORA

ZONJA NGA DIASPORA

nga Arian

Nga Arian H ASIMI.

Askush nga ne nuk e mendonte qe vjeshta do sillte kaq ndryshime ne klimen politike shqiptare, cdo gje na ishte bere nje monotoni e besdisur me pseudo politikane , lepirsa, servila, prostituta dhe hajdute politike. Pozita ishte ne dehjen e e fitores se saj dhe opozita ne shitjen e saj te djalli i pushtetit, kaos , mashtrim nga lilipute mediatike qe flisnin ne emer te Amerikes dhe as e kane idene se ku bie Amerika dhe as nuk e njohin shpirtin e vertete te Amerikes. Gjithmone e inkurajoj veten time kur jam ne momente krize, gjithmone them se eshte nje shkendije drite, prandaj mos u dorrezo po vazhdo te shpresosh dhe mundohu ta shikosh ate drite qe eshte aq e zbehte por qe nuk duhet nenvlehtesuar se eshte drite shprese. E them kete se te gjithe sharlatanet koke katror qe vishen me firmato por stomakun e kane me miell misri, u tallen me nje zonje qe shpesh u dilte nga skype ne studiot e pornos POLITIKE te ores 21:00 menduan se ajo ishte pa vlera. Papagallet e shemtuar qe ushqehen me taksat e mija, nxorren lloj lloj akuzash dhe xhelozia e tyre i bente me te shemtuar ne katrorin e ekraneve televizive. E kam fjalen per znj. Evi KOKALARI, patriote, politikane, diplomate dhe gruaja e sukseshme ne biznes qe personalisht e shoh si motor pozitiv ne reformimin dhe ecjen perpara te PD dhe te djathtes konservatore. Shqiptaret jane popull fisnik dhe fisnikerine e tyre e kane shfrytezuar pseudo politikanet duke e nxjere si prostitute ne kryqezimet e kancelarive perendimore gjate ketyre viteve te fundit. Dalja ne skene e Kokalarit eshte nje shans i madh per te djathten shqiptare sepse ajo ka nje eksperience te pa imagjinueshme ne politiken e djathte Amerikane. Prezenca e saj ne krah te Berishes ka nje kuptim dhe domethenie te madhe qe zakonisht ne si popull duhet ta lexojme si mbeshtetje te opozites dhe te djathtes ne teresi. Znj KOKALARI di ti perdor te gjitha armet ne fushen e betejes politike, ajo e vret kundershtarin me buzeqeshje dhe me fjale te “embla” qe mos e ndjej shume dhimbjen ne vdekje politike. Pavaresish se mediat e droges dhe korrupsionit e kane anashkaluar ardhjen e saj, ajo ka fituar nje rrespekt te madh nga njerez brenda dhe jashte qe e duan shqiperine. Znj. Kokalari me nje qetesi te cudishme ju plasi tullumbacen e qelbur qe propoganda e qeverise e nxirrte kur fliste ne emer te DASH. Nuk e harroj ne nje bisede me te shume kohe me perpara kur me tha “Jam e vendosur te shkoj deri ne fund”, e kishte fjalen per nxjerrjen e PD dhe te djathtes nga llumi i Lulzim Bashes. Une kam qene skeptik ndaj saj sepse nuk e shikoja qe ajo te sulmonte Ramen por vetem Bashen. Ne nje debat te shkurter ajo me tha ” E cfare rendesie ka sulmi im ndaj Rames, une dua qe opozita te jete e forte sepse vetem opozita e rrezon Ramen”, argument qe e pelqeva. Nuk dua te zgjatem shume dhe dua ta mbyll me nje shenje optimizmi dhe shprese se me ne fund edhe ne Shqiperine time dhe tenden do te fryj era e krahut te djathte ajo ere qe ngriti Ameriken ne pjedestal dhe qe Ronald Regan besoj aq shume. I ftoj te gjithe shqiptaret me bindje te djathte dhe pa parti qe ta mbeshtesim zonjen KOKALARI shpirterisht dhe moralisht qe te pastrojme kete balltak te qelbur. Ja pra pse jam REPUBLIKAN ne SHBA sepse besoj ne REPUBLIKE.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!