Home Aktualitet Ishin në makinë me Aldi Ramën, Gjykata lë në qeli Armando Markun dhe Kristjan Sherrin

Ishin në makinë me Aldi Ramën, Gjykata lë në qeli Armando Markun dhe Kristjan Sherrin

nga Editor

Gjykata e Lezhës ka lënë në qeli Armando Markun dhe Kristjan Sherrin. Ata akuzohen për veprat penale “moskallëzim krimi” dhe “përkrahje e autorit të krimit”. Marku ka qenë i dënuar edhe më parë për veprën penale “vjedhja”.

Të dy djemtë ishin pranë Aldi Ramës kur nxori armën për të qëlluar oficerin e policisë, Saimir Hoxha. Efektivët kishin dalë për kontroll pasi kishin marrë informacion për parcelë droge dhe kishin ndeshur mjetin me 3 të rinjtë.

Shefi i krimeve Leonard Palushi ndaloi drejtuesin Armando Marku, i cili zbriti që t’i japë dokumentet, së bashku me Kristian Sherin. ndërsa pasagjeri i tretë nuk zbriti. Saimir iu drejtua pasagjerit dhe i kërkoi të zbresë sepse do kontrollohej.

Aldi Rama i tha vetëm një fjali të vetme: “Unë nuk jam për kontroll”, më pas nxori armën dhe e qëlloi. Ai kaloi në sedijen e shoferit dhe ia mbathi nga vendi i ngjarjes. Policia nisi kontrollet për gjetjen e tij dhe në momentin kur kuptoi se ishte rrethuar nga efektivët, Aldi Rama qëlloi veten dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!