Home Aktualitet Meta firmos dekretin për lirimin nga detyra të 4 ambasadorëve shqiptarë, mes tyre edhe Besiana Kadare

Meta firmos dekretin për lirimin nga detyra të 4 ambasadorëve shqiptarë, mes tyre edhe Besiana Kadare

nga Editor

Presidenti Ilir Meta ka publikuar njoftimin për fimrosjen e dekretit që liron nga detyra 4 ambasadorë shqiptarë. Mes të liruarve nga detyra është edhe ambasadorja e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Besiana Kadare.

Mësohet se këto lirime nga detyra janë bërë si shkak i përfundimit të mandatit nëpër vendet ku ambasadorët po sh1%rbejnë aktualisht.

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

1 tetor 2021

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 26, pika 2, të ligjit nr. 23/2015 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit, ka dekretuar, disa lirime të Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë në shtete të tjera dhe organizata ndërkombëtare. 

Konkretisht:

–      Zoti Arian Spasse, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Hungarisë, rezident.

–        Zonja Albana Dautllari, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Evropës, në Strasburg, rezident.

–      Zonja Besiana Kadare, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezident, dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kubës, jorezident.

–      Zoti Ferit Hoxha, u lirua nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezident.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!