Home Aktualitet Prej 26 vitesh pjesë e Forcave të Armatosura, ndahet nga jeta nënkolonelja

Prej 26 vitesh pjesë e Forcave të Armatosura, ndahet nga jeta nënkolonelja

nga Editor

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar se është ndarë nga jeta mjekja dhe ushtarakja Edlira Kukeli e cila për 26 vite ka shërbyer në strukturat më të rëndësishme të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Në një mesazh, ministri Peleshi u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmeve të Kukelit, e cila kishte marrë titullin nënkolonel.

“Forcat e Armatosura kanë humbur një mjeke të mrekullueshme dhe një ushtarake të përkushtuar.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes së nënkolonel Edlira Kukeli, e cila për mbi 26 vjet shërbeu në strukturat më të rëndësishme shëndetësore të FA.

U prehtë në paqe!”, shkruan Peleshi.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!