Home Aktualitet 1 Tetori, Dita e të moshuarve.

1 Tetori, Dita e të moshuarve.

nga Editor

NGA DENIS HIDRI

Me qëllim të sensibilizimit të opinionit ndërkombëtar për rritjen e pjesëmarrjes se grupmoshave të vjetra (moshuara) në popullsinë e përgjithshme dhe pasojave nga një zhvillim i tillë, me qëllim të zhvillimit të një shoqërie për të gjitha moshat, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 14 dhjetor 1990 vendosi 1 tetorin si Ditën Ndërkombëtare e të Moshuarve, si vazhdimësi e planeve dhe nismave siç ishte Plani Ndërkombëtar i Veprimit për Moshimin, i cili u miratua në vitin 1982 në Vjenë.

Shënimi i parë i kësaj dite fillon nga 1 tetori i vitit 1991, viti ne te cilin Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Parimet e Kombeve të Bashkuara për të Moshuarit, ndërsa në viti 2002, në Madrid u miratua Planin (II) Ndërkombëtar i Veprimit për Moshimin në kërkim të mundësive për përgjigje të këtyrë sfidave.

Por, në vëndin tonë sa është qasja ndaj kësaj ditë-date, dhe angazhimi ndaj sfidave.
Ku në rradhë të parë, pas viteve të gjata pune, kjo shtresë marrjen financiare mujore (pensionin) e ka baraz me një fature mesatare familjare të energjisë elektrike.
Ku Instituti i Shëndetit Publik, këtë shtresë të shoqërisë, duhet ta ketë të privilegjuar, dhe jo të presin në rradhë të gjata për marrjen e medikamenteve të doemosdoshme, edhe pse presin në rradhë ato medikamente edhe nuk mund t’i marrin asnjëherë.
Ku kjo shtresë, sot mund të quhet ndoshta edhe më fat-keqja, ku bijtë dhe bijat e tyre, nipërit, janë larguar nga ky vënd.
Kur edhe për ata nuk ka të ardhme.

Ndaj, në këtë ditë të shënuar për ta, nuk kemi ç’t’u themi tjetër vetëm se t’i urojmë: jetë të gjatë dhe shëndet të plotë!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!