Home Aktualitet Doli në takimin e Berishës dhe tha se ishte gati të merrte kallashin, policia shoqëron Ilir Hamedanin

Doli në takimin e Berishës dhe tha se ishte gati të merrte kallashin, policia shoqëron Ilir Hamedanin

nga Editor

Policia e Durrësit ka shoqëruar Ilir Hamedanin, i cili në takimin e Berishës në Durrës tha se kishte thyer masën e arrestit të shtëpisë, dhe paralajmëroi që ishte gati të merrte kallashin për rrëzimin e qeverisë.

Fax News mëson se Hamedani është mbajtur disa orë në polici.

“Më shoqëruan dhe më mbajtën 13 orë në polici”, ka thënë Hamedani për Fax News pasi është lënë i lirë nga komisariati.

“Jam Ilir Hamedani në 1991 në Skrapar kam bërë 6 muaj burg për demokracinë. Në vitin 1998 kam bërë burg në incidentin e Azem Ajderit. Jam Ilir Hamedani i 16 shkurtit që sot kam ardhur vetëm për Sali Berishën sepse rezultoj akoma në “arrest shtëpie” dhe avokatët e partisë mëmë na kanë abandonuar komplet. Prandaj me dy fjalë Sali Berisha, jepi gaz sepse të parin që merr kallashin ke Ilir Hamedanin”, u shpreh qytetari në takimin e Berishës disa ditë më parë.

Vijon….

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!