Home Aktualitet ‘Vrituni me të firmës’/ Banorët e Laknasit zbulojnë çfarë iu tha kryebashkiaku Rakip Suli për përplasjen me kompaninë

‘Vrituni me të firmës’/ Banorët e Laknasit zbulojnë çfarë iu tha kryebashkiaku Rakip Suli për përplasjen me kompaninë

nga Editor

Banorët shprehen se kanë biseduar dhe me Kryebashkiakun e Kamzës Rakip Sulin mirëpo ai iu ka thënë që të vriten me punonjësit e firmës. 

TIRANË– Punimet për ndërtimin e thertores në Laknas ka bërë që situtata të përshkallëzohet deri në përdorimin e dhunës. Banorët janë përplasur me përfaqësuesit e firmës pasi këta të fundit, nuk repsektuan paktin për të pritur vendimin e gjykatës.

‘Faxneës’ raporton se banorët shprehen se kanë biseduar dhe me Kryebashkiakun e Kamzës Rakip Sulin mirëpo ai iu ka thënë që të vriten me punonjësit e firmës.

‘Na ka thënë dilni dhe vrituni me të firmës e kam këtu në video Rakip Sulin. Këtu jemi në pronën tonë, më mirë të kapim kallashin me i rrafshu të gjithë. Cfarë don ai tek shtëpia e huaj, pa leje pa asgjë. Për cfarë ka ardhur. Jo dinamit po edhe me raketa të vijnë atëq vend nuk e marrin pa vendim gjykate.’- thonë banorët.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!