Home Aktualitet ‘Kryeagjenti Edi Rama dhe modeli i qeverisë së Hitlerit…’

‘Kryeagjenti Edi Rama dhe modeli i qeverisë së Hitlerit…’

nga Editor

Nga Ylli Manjani

Në fakt Ai nuk është më Kryeministër, por kryeagjent.

Ai nuk qeveris me ministra, por me agjenci. Ministrat janë kukulla. Agjencitë bëjnë çdo gjë. Njësoj edhe me bashkitë. Gjithnjë e më kot janë sepse ka agjenci që marrin vendime për çdo kompetencë të tyre.

Përveç agjencive të njohura mbi ujin, energjinë, mbetjet, lejet e ndërtimit, të kadastrës, të pasurisë minerare, të ajrit, të detit, të automjeteve, të rrugëve, të tenderave, të mediave etj, tashmë po krijohen edhe agjenci të reja.

agjenci për bregdetin;

agjenci për paratë

dhe sigurisht agjenci për propagandën.

Domethënë tokën, ajrin, detin, njeriun, paranë, pasurinë, mendimin e madje edhe fjalën, Ai i menaxhon me agjenci. Të gjitha janë fuqiplote.

Agjencitë anashkalojnë ministrat dhe të zgjedhurit vendorë pa asnjë problem. Ata janë entitete që funksionojnë vertikalisht me vartësi direkte nga Edi Rama.

Të gjitha agjencitë janë të posaçme dhe funksionojnë me rregulla të posaçme, përjashtimore nga ligjet normative të shtetit.

Shteti i masave të jashtëzakonshme tashmë është ulur këmbëkryq midis nesh. Shteti që nuk njeh e zbaton ligjet normative të veta, por funksionon me ligje masash të posaçme dhe përjashtimore nga normat.

Ky është modeli i shtetit jo demokratik. Me këtë model qeverisi Gjermaninë, Hitleri, fjala vjen. Maßnahmenstat quhet modeli i këtij shteti.

Edi Rama sot është faktikisht kryeagjenti i Shqipërisë. Kontrollon çdo gjë me agjencitë e tij jashtë rregullave normative të shtetit.

Edhe opozitën politike e ka bërë si agjenci varësie…

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!