Home Aktualitet E FORTË! Agron Gjekmarkaj: Nëse Berisha fiton ‘luftën’ me Bashën, largohem nga PD

E FORTË! Agron Gjekmarkaj: Nëse Berisha fiton ‘luftën’ me Bashën, largohem nga PD

nga Editor

Gjekmarkaj tha se lëvizja që ka nisur Berisha do të kishte vlerë para zgjedhjeve.

TIRANË– Agron Gjekmarkaj, deputeti i Partisë Demokratike ka deklaruar se do të largohet nga kjo parti nëse ish-kryeministri Sali Berisha do ta mundë kryedemokratin Lulzim Basha në betejën që ka nisur. I ftuar në “Open”, Gjekmarkaj tha se lëvizja që ka nisur Berisha do të kishte vlerë para zgjedhjeve që të hapte në diskutim në Partinë Demokratike, por jo tani.

“Basha ka thënë që nuk do të ketë një kuvend që dyshon vendimet e Amerikës. Ky është një vendim që PD e ka marrë si një vendim politik, si një vendim që lidhet me çështjet e statutit. Nuk shoh shanse për një rikthim të Berishës, mendoj që dhe nuk duhet të rikthehet sepse çfarë ka pat për të dhënë i ka dhënë PD-së. Kjo lëvizje e tij do kishte vlerë para zgjedhjeve, që të hapte një diskutim për PD. Ose nëse do të kishte një mea culpa. Nëse fiton linja e Berishës, unë largohem nga Partia Demokratike,”- tha ndër të tjera Gjekmarkaj.

Nga ana tjetër, i ftuar në “Opinion”, ish-Presidenti Bujar Nishani tha se Berisha ka mbledhur mbi 3 mijë firma, më shumë se dyfishin e atyre që ka kërkuar për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Vetë Berisha kërkoi të mbledhë 1500 firme për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së, për të bërë ndryshime statutore në mënyrë që të pranohet referendum për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!