Home Aktualitet Gjokutaj: Drejtësia ka gabuar rëndë me Tahirin, çështjes së tij i është dhënë mbrojtje politike

Gjokutaj: Drejtësia ka gabuar rëndë me Tahirin, çështjes së tij i është dhënë mbrojtje politike

nga Editor

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për dosjen e Saimir Tahirit.

Gjokutaj thekson se drejtësia ka gabuar rëndë me Tahirin, duke shtuar se çështjes së tij i është dhënë mbrojtje politike.

“Çështjes Tahiri i është dhënë mbrojtje politike. Le të presim Apelin. Drejtësia ka gabuar rëndë me Saimir Tahirin. Ai ose duhej akuzuar për bashkëpunëtor në trafik dhe grup i strukturuar kriminal ose duhej të mos ndiqej fare penalisht. Nuk ka qenë ministri i Brendshëm që ka ndihmuar trafikantët, por paska shpërdorim, në përputhje me përmbushjen e detyrës.

Ky është skandali më i madh. Shkalla e parë ka bërë cilësim të ri të veprës e këtu nis edhe absurdi dhe i ka dhënë pafajësi edhe për grup të strukturuar kriminal, edhe për trafik, e i ka dhënë fajësi për shpërdorim detyre. Apeli thotë se Prokuroria nuk ka ushtruar ndjekjen penale. Çfarë do të thotë se nuk ka kryer ndjekje penale, kur e ka dërguar në gjyq për bashkëpunim në trafik e organizatë kriminale dhe e kthen prapë në shkallë të parë. Është çudi e madhe që t’i thuash Prokurorisë se nuk ke ushtruar ndjekje penale, ndërsa Prokuroria e ka çuar në gjyq për akuzën më të rëndë”, u shpreh Gjokutaj.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!