Home Aktualitet Dritan Zagani: Kam të njëjtën akuzë me Tahirin, unë dënohem 7 vite burg, ai për t’i shërbyer lali Erit

Dritan Zagani: Kam të njëjtën akuzë me Tahirin, unë dënohem 7 vite burg, ai për t’i shërbyer lali Erit

nga Editor

Ish-shefi i antidrogës në Fier, Dritan Zagani u shpreh në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv se drejtësia ndaj tij është treguar e njëanshme dhe e politizuar. 

Zagani tha se mbi të rëndon e njëjta akuzë si ajo ndaj Saimir Tahirit, por shkalla e dënimit është e ndryshme. Ish-shefi i policisë është dënuar me 7 vite burg, ndërsa ish-ministri i Brendshëm me dy vite punë në komunitet në Bashkinë e Tiranës. 

Dritan Zagani paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut për të fituar të drejtën që nuk ia jep drejtësia shqiptare. 

Po ta keni ndjekur Saimir Tahirin kur dilte nga gjykatat që me akuzat e para, nuk linte formulë pa përdorur, fjalë pa përdorur me nënkuptime për t’i çuar llaf atij shefit lart. Kur thoshte s’ka birë nëne të më ndalojë mua të bëj drejtësinë time, të tijën, jo drejtësinë e vërtetë. Ndërsa pardje kur ishte gjyqi, Saimir Tahiri jo nuk foli, por rrëshqiti përpara gazetarëve. Kjo flet vetë. Ai e ka marrë garancinë, nuk ka çfarë kërcënon më.

SPAK ka kërkuar kthimin në shkallën e parë, jo në Apel, Gjykata e Lartë i përgjigj Tahirit, jo drejtësisë. Ta harrojë më drejtësia shqiptare akuzë për krim të organizuar për Tahirin, do i heqin edhe shpërdorimin e detyrës.

E dini ju që unë dhe Saimir Tahiri jemi dënuar për të njëjtën akuzë, ai 2 vjet për t’i shërbyer Lali Erit, për të pastruar Tiranën, kurse unë 7 vite burg. E kuptoni ndryshimin? Kjo është drejtësia. Akuza për shpërdorim detyre, ai si ministër, unë si polic. Ai ka bërë ato që i dini vetë ju. Pra, unë jam dënuar për shpërdorim detyre sepse kam bashkëpunuar pa lejen e eprorëve, pra pa lejen e Saimir Tahirit. Unë do t’i shkoj deri në fund, vetëm Strasburgu e ndan drejtësinë me mua”, u shpreh Zagani. 

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!