Home Aktualitet Çim Peka: Basha u pajis me vizë diplomatike pas përjashtimit të Berishës, mund të udhëtojë në SHBA

Çim Peka: Basha u pajis me vizë diplomatike pas përjashtimit të Berishës, mund të udhëtojë në SHBA

nga Editor

Gazetari Çim Peka zbuloi në emisionin e tij ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, se kryetari i PD, Lulzim Basha është pajisur familjarisht me vizë diplomatike, pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar dhe mund të udhëtojë drejt SHBA. 

Peka kujtoi se në 2019-ën, Lulzim Basha ishte zotuar në po të njëjtën studio se shumë shpejt do të zhvillonte një vizitë në Uashington, por ajo vizitë nuk u realizua kurrë, duke arsyetuar se kreu i PD nuk udhëtonte dot atëherë drejt SHBA, për shkak të refuzimit të vizës, pas dyshimeve të ngritura atje për lobim me para ruse.

Për sa kohë lobimi i Edi Ramës me Bilal Shehun për foton me Obamën, tha Peka, u dënua nga drejtësia amerikane, sipas tij rasti është i njëjtë edhe me atë të Lulzim Bashës dhe se jemi përpara një problemi penal.

“Z.Basha ka thënë në këtë emision në 2019 se do të realizonte një vizitë të rëndësishme në SHBA, pas pak ditësh. Vizitë që nuk ndodhi kurrë. Nga ai moment dhe deri më sot, Basha nuk ka udhëtuar në SHBA. 

Por ka të dhëna se pas përjashtimit të Sali Berishës, z.Basha dhe familja e tij mund të udhëtojnë në SHBA, me vizë diplomatike dhe jo me vizë të thjeshtë. Arsyet i dinë ata.

Ajo dosje është aty, gjëja më e mirë është të lobohet për PD, por a është një problem penal për Bashën në SHBA, përderisa kemi thënë të njëjtën gjë për Edi Ramën, i cili absolutisht duhet të ishte i dënuar atje pavarësisht se dikush tjetër, ‘burri’ i tij, sipas ftesës, vetë Bilali, e ka marrë përgjegjësinë duke përjashtuar ‘gruan’, z.Rama? 

Çështja është e njëjtë, problemet janë të njëjta. Nëse Basha në atë kohë akuzonte Ramën se kishte shkelur ligjin amerikan, rasti është i ngjashëm”, u shpreh gazetari Çim Peka.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!