Home Aktualitet FORMULARI/ Berisha publikon dokumentin për mbledhjen e firmave për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD

FORMULARI/ Berisha publikon dokumentin për mbledhjen e firmave për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD

nga Editor

Ish kryeministri, Sali Berisha, ka nisur mbledhjen e firmave të delegatëve për mbajtjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Berisha ka deklaruar se thirrja e Kuvendit do të mundësojë zhvillimin e një referendumi ndaj vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar. Ai gjithashtu ka deklaruar se thirrja e Kuvendit Kombëtar do të bëhet sipas statutit, duke mbledhur 1500 firma të delegatëve.

Kujtojmë se nga ana tjetër, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të ketë në PD “një Kuvend që të shqyrtojë vendimet e qeverisë Amerikane”.

Mbajtja e Kuvendit, pritet të sjellë përplasje të forta mes palëve.

Tashmë anëtarëve u është shpërndarë një formular, që ka nisur të plotësohet prej tyre, duke kërkuar:

-Miratimin e ndryshimeve statutore sipas propozimeve konfrom nenit 43/4 dhe 60 të statutit të PDSH për rivendosjen dhe garantimin e demokracisë në vendimmarrjen në forumet e Partisë Demokratike. Analiza e qëndrimeve të kryetarit Basha ndaj parimeve themerole e normave të statutit dhe ndaj Forumit të Partisë Demokratike.

-Vendimmarrje sipas ndryshimeve statutore dhe thirrja e referendumit të anëtarëve të Partisë Demokratike për të miratuar vendimin e kuvendit kombëtar të PD

-Përcaktimi i aksionit politik opozitar të Partisë Demokratike të Shqipërisë

Mbledhja e 1500 firmave do të çonte në mbledhjen e Kuvendit, që sikurse shihet përmes formularit synon miratim në ndryshim statutore dhe vendimarrje po sipas këtyre ndryshimeve.

Më poshtë, foto e formularit në të cilin çdo delegat mund të nënshkruajë për të kërkuar thirrjen e Kuvendit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!