Home Aktualitet Rritje e ekonomisë? Soko: Ja pse është gënjeshtër..

Rritje e ekonomisë? Soko: Ja pse është gënjeshtër..

nga Editor

Eksperti i ekonomisë Pano Soko, në një intervistë në Syri Tv, foli për faktin se qeveria ka deklaruar se rritja ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2021 është 17.9 përqind në krahasim me vitin e shkuar.

Soko thekson se nuk është rritje reale, pasi në vitin 2020 kishte pandemi e ndaj çdo krahasim me këtë vit nuk është i denjë.

“Krahasimi për rritje është se vjet dyqanet dhe firmat ishin të mbyllura. Nuk ka pasur rritje efektive në krahasim me ekonominë tonë. Jemi mbrapa vitit 2019. Gjithsesi, fakti që ka qenë pandemia e tërmeti, është për të thënë se është diçka e mirë që ekonomia jonë performon mirë.

Shumë shpenzime kanë shkuar për mjekësinë e kjo është për t’u shqetësuar.

Është edhe komponenti i fushatës elektorale, e në këtë kohë janë hedhur para lumë. Në fushatë elektorale u hodhën para lumë.

Viti 2020 nuk ka pse të merret fare në analizë, se ishim të mbyllur. Autoriteti i Konkurrencës është tigër prej letre”, u shpreh Soko.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!