Home Aktualitet Rritja ekonomike/ PD: S’është reale, e gjitha propagandë!

Rritja ekonomike/ PD: S’është reale, e gjitha propagandë!

nga Editor

Nënkryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Arbi Agalliu ka komentuar rritjen ekonomike që prezantuan sot në një konferencë për shtyp zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delinda Ibrahimaj.

Me anë të një reagimi zyrtar, deputeti Agalliu shkruan se rritja ekonomike me 17.9% është e gjitha propagandë dhe nuk është shifër reale.

“Rritje ekonomike 17.9% në tre mujorin e dytë të 2021!!! Lajm bombastik për realitetin shqiptar. Shifra është impresionuese, por padyshim shumë larg të vërtetës së hidhur të tavolinave shqiptare. Të thuash jemi rritur 17.9% kur shqiptarët kërkojnë të largohen çdo ditë është propagandë. Të thuash jemi rritur 17.9% kur papunësia vret familjet shqiptare çdo ditë e më shumë është propagandë. Të thuash jemi rritur 17.9% kur shqiptarët konsumojnë gjithmonë e më pak nga shtrenjtimi i çmimeve është propagandë. Të thuash jemi rritur 17.9% kur pagat janë ulur si rezultat i efekteve negative në ekonomi të pandemisë dhe keq qeverisjes është propagandë. Ndoshta 17.9% jemi rritur, por të marrin parasysh paratë që ju vidhen shqiptarëve çdo dite nga koncesionet, PPP, korrupsioni në administratën publike, etj. Pasuria e një grushti njerëzish patjetër që ndikon në rritjen ekonomike por jo sepse shqiptarët janë më mirë. Sot, ata janë më të varfër se dje. 17.9% thjesht një propaganda,”-shkruan ai.

Paraditen e sotme në një konferencë për shtyp, si Ahmetaj dhe Ibrahimaj folen per rritjen ekonomike  të shënuar në sektorin e bujqësisë

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!