Home Aktualitet Përplasjet mes socialistëve/ Bllokohet nisja e punës në Landfillin e Vlorës, 25 milionë euro investim gjerman peng i urdhërave politikë

Përplasjet mes socialistëve/ Bllokohet nisja e punës në Landfillin e Vlorës, 25 milionë euro investim gjerman peng i urdhërave politikë

nga Editor

Me urdhër politik, këshilli Bashkiak i Vlorës “bllokon” nisjen e punës në Landfillin e Vlorës.

Gjatë mbledhjes së sotme të këshillit Bashkiak Vlorë, u kërkua diskutimi dhe votimi mbi shtimin e punonjësve të landfillit të Vlorës (pikë kontraktuale e përcaktuar në kontratën e bashkëpunimit mes qeverisë Gjermane dhe Bashkisë së Vlorës) për të nisur kështu funksionimin e landfillit të përpunimit të mbetjeve.

Edhe pse landfilli mbetet në pritje të punonjësve për të nisur punën, këshilli Bashkiak i Vlorës, me urdhër politik nuk ka pranuar të hedh në votim këtë cështje.

Gjatë diskutimit sekretari i mbetur në detyrë Agron Gjipali nuk ka pranuar të diskutohet dhe as të votohet çështja e Landfillit.

Bashkia e Vlorës ka një kontratë me Ministrinë e Financave dhe KVF gjermane për ndërtimin dhe vendosjen në funksion të Landfillit të Vlorës (në disa faza). Më Kontratë paraprake pagat dhe punësimin e punëtorëve të Landfillit i mbulon Bashkia e Vlorës.

Qeveria Gjermane ka kërkuar shtim të numrit të punonjësve në muajin Prill me qëllim trajnimin e tyre. Për shkak të pandemisë vendimi për shtimin e punonjësve u shty.

2 javë më parë, Ndërmarrja Publike Bashkiake për Menaxhimin e Mbetjeve Urbane të Bashkisë Vlorë, i ka dërguar projektvendimin plus relacionin këshillit bashkiak dhe sekretarit të Këshillit. Ndërkohë, në mbledhjen e Kryetarëve të Komisioneve zhvilluar këtë të mërkurë vendosi që në rendin e ditës të vendosej pika 6 “Projekt vendim për një shtesë strukture në shtimin e fuqisë punëtore dhe shtesë fondi në MIM (menaxhimi i integruar i mbetjeve).

Mbledhja e Këshillit Bashkiak ditën e sotme e ka përjashtuar këtë pikë të rendit të ditës. Ndërsa nuk është dhënë asnjë sqarim.

Sipas Këshilltarit Grigor Dede (në rolin e kryetarit të grupit të këshilltarëve), vendimi për të mos votuar këtë pikë është politik.

Ajo çfarë penalizon kalimin në Këshill të kësaj pike është vonesa në trajnimin e punonjësve të Landfillit, ndërkohë që parashikimi i KVF Gjermane është që landfilli duhet të nis punën në muajin dhjetor të këtij viti.

Investimi  prej 25 milionë euro, i nisur në Qershor të vitit 2020,  ngec për kaprico politike të Këshilltarëve Socialist të cilët në arsyetimin e tyre në mbledhjen e këshillit Bashkiak vendimin për “bllokim” e kanë quajtur vendim politik.

Por rreziku më i madh mbetet prishja e kontratës me Bashkinë për mos plotësim të kushteve nga kjo e fundit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!