Home Aktualitet Luigi Soreca pret në zyrë Ulsi Manjën/ Zbulohen detaje nga takimi

Luigi Soreca pret në zyrë Ulsi Manjën/ Zbulohen detaje nga takimi

nga Editor

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca ka pritur në një takim ditën e sotme ministrin e ri të Drejtësisë, Ulsi Manjan, ku një nga temat e diskutuara ka qenë reforma në drejtësi.

Në një mesazh në Tëitter, Soreca thotë se reforma në drejtësi tashmë duhet të konsolidohet. Ai shton se efikasiteti i gjykatave dhe pavarësia e magjistratëve janë qëllimet kryesore të reformës.

Sot takova ministrin e sapoemëruar të Drejtësisë, Ulsi Manja. Reforma e Drejtësisë tani duhet të konsolidohet, dhe efikasiteti i gjykatave dhe pavarësia e magjistratëve janë qëllimet kryesore. Ne diskutuam rolin e institucioneve të verifikimit dhe të Shkollës së Magjistraturës, si dhe puna e vazhdueshme në hartën gjyqësore. Reforma e sistemit të drejtësisë vazhdon me mbështetjen e BE-se”, shkruan Soreca.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!