Home Aktualitet “Jam sëmurë, dua të dal”/ GJKKO rrëzon për herë të katërt kërkesën për liri të Fatos Tushes

“Jam sëmurë, dua të dal”/ GJKKO rrëzon për herë të katërt kërkesën për liri të Fatos Tushes

nga Editor

Ndaj ish-kryebashkiakut, trupa gjykuese e GJKKO-së ka vendosur që të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.

TIRANË– Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar për të katërtën herë kërkesën e ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe për të dalë nga burgu. Ndaj ish-kryebashkiakut, trupa gjykuese e GJKKO-së ka vendosur që të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Tushe, kërkoi masë më të butë me argumentin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa në seancat e shkuara u shpreh: Nuk jam i rrezikshëm, dhe jam i gatshëm që të ofroj garanci pasurore për lirimin tim. Kam probleme kardiake, gur në tëmth dhe vuaj nga mushkëritë. Kërkoj lirinë pasi jam intolerant dhe alergjik edhe ndaj ushqimeve.

Tushe u arrestua nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, ndërkohë që kërkesë për një masë më të butë kanë bërë dhe vartësit e tij në Bashkinë e Lushnjes. Ish-kryebashkiaku, u shkarkua të nesërmen e arrestimit, me firmë të kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se Tushe duhet të përballet me drejtësinë pa mbështetjen e PS-së.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!