Home Aktualitet Ngritja e Komisionit për hetimin e zgjedhjeve të 25 Prillit/ Zbardhen emrat e deputetëve të PD që do të jenë pjesë

Ngritja e Komisionit për hetimin e zgjedhjeve të 25 Prillit/ Zbardhen emrat e deputetëve të PD që do të jenë pjesë

nga Editor

Nënkryetari i PD-së Enkelejd Alibeaj ka folur pas dorëzimit të kërkesës për ngritjen e Komisionit Parlamentar për hetimin e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Alibeaj tha se PD e ka detyrim jo vetëm ndaj zgjedhësve të saj, por ndaj të gjithë qytetarëve që të hetojë masakrën e ndodhur në 25 prill, ndërkohë që ka evidentuar dhe problematikat më të mëdha në këtë aspekt.

Ndërkohë janë zbardhur emrat e komisionerëve nga ana e Partisë Demokratike:

1.Enkelejd Alibeaj (KRYETAR)

2.Gazment Bardhi

3.Oerd Bylykbashi

4.Sorina Koti

5.Ferdinand Xhaferri

6 Ervin Salianji

7.Kreshnik Çollaku

Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj dorëzoi ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!