Home Aktualitet Ahmetaj përgëzon Autetin e Kunkurencës: Mosgjobitja për rritjen e çmimit të bukës ishte shumë profesional

Ahmetaj përgëzon Autetin e Kunkurencës: Mosgjobitja për rritjen e çmimit të bukës ishte shumë profesional

nga Editor

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj tha se u beson ekspertëve të Autoriteteve të Konkurrencës në vendimin që morën, për të mos gjobitur kompanitë e prodhimit të miellit për rritjen e çmimit të këtij produkti, që solli edhe rritjen e çmimit të bukës në vend.

“Kam shumë besim tek ata, janë profesionistë shumë të thelluar në fushat e tyre, kështu që, edhe si një ent i pavarur, e respektoj vendimin”, tha Ahmetaj në një konferencë për mediat. “Sa më përket mua, vendimi që kanë botuar, që nuk ka monopol në tregun e miellit dhe aty nuk ka marrëveshje horizontale, i besoj që kanë bërë hetim të thellë dhe kanë votuar me përgjegjshmëri qytetare, profesionale dhe institucionale”.

Me tre vota kundër, Komisioni i Autoritetit të Konkurrencës rrëzoi hetimet e kryera ndaj kompanive të prodhimit të miellit, si dhe marrjen e masës me gjobë ndaj tyre, edhe pse Sekretariati kishte konstatuar shkelje dhe abuzime për pretendimet e kompanive se kanë rritje të kostove të punës, duke propozuar një gjobë me vlerë totale 5 milionë euro për katër ndërmarrjet nën hetim.

Dy prej anëtarëve të këtij komisioni, Juliana Latifi dhe Eduard Ypi, votuan pro ndëshkimit me gjoba të këtyre kompanive, ndërkohë që Leida Matja, Adriana Berberi si dhe Denar Biba votuan kundër kësaj mase administrative”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!