Home Aktualitet Alibeaj dorëzon kërkesën: Çfarë do të hetojë komisioni që do ngrihet për 25 prillin

Alibeaj dorëzon kërkesën: Çfarë do të hetojë komisioni që do ngrihet për 25 prillin

nga Editor

Partia Demokratike ka dorëzuar kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. PD i cilëson si masakër zgjedhore, ndërsa nënkryetari Enkeljed Alibeaj në një deklaratë për mediat pas depozitimit të kërkesës në Kryesinë e Kuvendit dha detaje për përmbajtjen e këtij komisioni.

Alibeaj u shpreh se ky komision do të hetojë një sërë çështjes, që sipas tij faktojnë masakrën, duke filluar nga përdorimi i administratës, fondet për ndihmën ekonomike, për tërmetin dhe patronazhistët, të cilët ai i quajti si “qershia mbi tortë”.

“Dorëzuam kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Si një nevojë e jo vetëm aksionit politik të PD, por si një envojë ulëritëse që demokracia në këtë vend kërkon. Do të hetohen në transparencë të plotë. Po e filloj me mbylljen e pajustifikuar të kufijve për tu bërë të pamundur emigrantëve për të votuar. Legalizimi i më shumë se 10 mijë ndërtesave informale. Për katër vite për këto ndërtesa nuk u bë asgjë. Në prag të fushatës, një lukuni e tërë elektorale vraponte me letra për legalizimi në këmbim të votës.

Do të hetohet disburismi i parakohshëm për ndihmën ekonomike. Katër vite u vodhën, u varfëruan, në periudhë zgjedhore 2.5 milion euro ndihmë ekonomike. 20 mijë familje u futën në këmbim të votës. Do të hetohet punësimi i më sa paku 13 mijë shqiptarëve me kontrata të përkohshme gjatë fushatës. Në këtë vend që emigracioni është plaga më e madhe për shkak të papunësisë në fushatë ke 13 mijë punësime të përkohshme.

Do të hetohet rritja e pagave të administratës, 63 milion nga paratë e buxhetit të shtetit. Njerëz që nuk japin asnjë shërbim gjatë periudhave jashtëzgjedhore, përveçse në periudhë zgjedhore këta njerëz përdoren. Do të hetohen 120 milion të asfaltit elektoral. Në këtë periudhë të shkurtër për tu hedhur hi syve shqiptarëve. Do të hetohen 500 milion tendera, koncesione. Në vitet e tjera ka qenë një mesatare prej 160 milion. Do të hetohet 125 milion euro nga fondet publike për tërmetin e 2019. Fatkeqësisht dy dimra i kaluan jashtë, ndërkohë vetëm disa javë para zgjedhjeve 125 milion euro u shpërndan edhe te ata që nuk e kishin një fatkeqësi të tillë. kjo është një masakër zgjedhore. Do të hetohet edhe qershia mbi tortë. Do të hetohet spiunazhi moderne, 910 mijë shqiptarë të spiunuar prej procesit të patronazhistëve. Në 2021 rikthehen edhe njëherë makthet e para ’90.  Ky ishte një detyrim jo vetëm politik i opozitës. Është një imperativ social, çdo shqiptar e di atë që ka ndodhur në 25 prill,” u shpreh ai.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!