Home Aktualitet Kontrolle për drogë dhe armë në Lezhë, arrestohen dy persona, në kërkim babë e bir

Kontrolle për drogë dhe armë në Lezhë, arrestohen dy persona, në kërkim babë e bir

nga Editor

Policia e Lezhës ka vijuar me kontrollet e shtuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Unifotmat blu bëjnë me dije se gjatë këtij aksioni kanë arrestuar një 22-vjeçar. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij “Peugeot”, është gjetur  një armë zjarri pistoletë, më krehër me  fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Po ashtu në fshatin Gocaj, është arrestuar një 52-vjeçare për kultivim të lëndëve narkorike. Në kërkim janë shpallur shtetasit F. C., 55 vjeç dhe A. C., 22 vjeç, bashkëshorti dhe djali i 52-vjeçares.

Njoftimi i plotë:

Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Kurbin/Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje, vihet në pranga poseduesi.

Lezhë/Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga një shtetase, shpallen  në kërkim bashkëshorti dhe djali i saj.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një automjet.

Shërbimet e Policisë Kurbin, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet, në vendin e quajtur ” Ura e Milotit”, kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin R. Ll., është gjetur  një armë zjarri pistoletë, më krehër me  fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. Ll., 22 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Gocaj, Një Administrative Balldre, po kultivoheshin bimë narkotike, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetases:

-A. C., 52 vjeçe, banuese në Gocaj, Lezhë.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit F. C., 55 vjeç dhe A. C., 22 vjeç, bashkëshorti dhe djali i shtetases A. C.

Shtetasja A. C. është kapur në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në tokën në pronësi të tyre, në fshatin Gocaj, Lezhë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Kurbin, veprime të mëtejshme.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!