Home Aktualitet Rama përgatitet të shtypë protestat/ Qeveria autorizon Gardën të përdorë lëndë kimike neuroparalizuese…

Rama përgatitet të shtypë protestat/ Qeveria autorizon Gardën të përdorë lëndë kimike neuroparalizuese…

nga Editor

Edi Rama po përgatitet t’i shtypë protestat e ardhshme, pasi qeveria e tij ka miratuar përdorimin e lëndëve paralizuese dhe pajisjeve të tjera, për përdorimin e forcës nga garda e Republikës së Shqipërisë.

VKM-ja e miratuar nga qeveria shqiptare, parashikon që Garda të pajiset me armatim të ri, duke përfshirë këtu edhe të lëndëve kimike neuroparalizuese.

Po ashtu, ligji i datës 1.12.2003, për pajisjen e punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë me armatim dhe mjete teknike të posaçme shfuqizohet duke i lënë vend vendimit të ri.

Vendimi:

Miratimin e llojeve të armatimit, të lëndëve neuroparalizuese, të mjeteve dhe të pajisjeve të tjera kufizuese, për përdorimin e forcës nga garda e republikës së Shqipërisë. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 62, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

  1. Miratimin e llojeve të armatimit, të lëndëve neuroparalizuese (lëndë kimike për kontrollin e turmave), të mjeteve dhe të pajisjeve të tjera kufizuese, për përdorimin e forcës nga Garda e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit të lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
  2. Deri në rinovimin e plotë të armatimit, strukturat e Gardës së Republikës së Shqipërisë përdorin armatimin e pajisjet aktuale.
  3. Vendimi nr.830, datë 1.12.2003, i Këshillit të Ministrave, “Për pajisjen e punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë me armatim dhe mjete teknike të posaçme”, i ndryshuar, shfuqizohet.
  4. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!