Home Aktualitet Sandër Lleshaj “kryqëzohet” nga kritikët: Mos fol! Ti je larguar për moral, je i pari ministër që…

Sandër Lleshaj “kryqëzohet” nga kritikët: Mos fol! Ti je larguar për moral, je i pari ministër që…

nga Editor

Ish-Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është “kryqëzuar” nga kritika e gazetarit të kronikës, Elton Qyno i cili tha se sapo Lleshaj u emëruar ministër bleu një makinë që kushtonte mijëra euro.

Lleshaj zgjodhi që të injorojë këto komente por debati në “Open” vijoi me ekspertin e kriminalistikës, Ervin Karamuça i cili tha se Lleshaj nuk duhet të flasë fare sepse është larguar për moral.

I menjëhershëm ishte përgjigja nga ish-ministri i Brendshëm i cili tha se me dorëheqjen e tij vendosi një tjetër “standard morali”.

Debati:

Qyno: Është i pari Ministër, i cili ka blerë një makinë të shtrenjtë dhe shëtiste me të gjithë Shqipërisë.

Lleshaj: Të falenderoj për këtë ndërhyrje shumë profesionale, shumë të goditur, në lidhje me ngjarjen.

Ervin Karamuça: Nuk mund të flasë dikush që është dorëhequr për çështje morali. Nuk ka përse të flasë dikush që është tërhequr. Autoriteti është nëpërkëmbur, na ka ikur autoriteti i shtetit, jemi akoma në vitin 1997

Lleshaj: Dorëheqja është shpjeguar sepse kam moral ndaj jam larguar, nuk pranoj që nëse nuk funksionon në strukturë kam dhënë dorëheqjen për vendosjen e standartit moral. Do ti mungojë ende sa për të ketë këtë lloj qasje.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!