Rama ka 6 muaj që nuk shkon në zyrë

Read Time:59 Second

Burime të sigurta brenda enturazhit të Ramës duan të thonë se ky njeri e ka harruar zyrën me ngjyra dhe zhgaravina dhe me koshin e basketbollit, që e ka dhe zyrë pune.
Ky term i fundit, pra punë nuk ka shumë lidhje me Ramën. E njëjta strategji që ka qenë dhe ka funksionuar kur ky njeri ishte kryebashkiak, po ajo është edhe sot. “Gërmo dhe vidh, lyej fasada edhe vidh”. 6 muajt e fundit nuk janë edhe aq çështje dembelizmi, ky njeri nuk e ka parë ndonjëherë zyrën as të kryebashkiakut e as të kryeministrit si institucione që kanë lidhje me shtetin. Ato zyra kanë qenë kryqëzim i marrëdhënieve të tij me oligarkë, firma të dyshimta dhe kanale të rrezikshme të krimit të organizuar. Këto 6 muajt e fundit kanë disa fije që po shpërbëhen dhe goditjet në drejtim të Haxhi Qamilit të Rilindjes, nuk janë të pakta.
Nuk ka qenë ndonjëherë i denjë për punë, vetëm për fjalë, fjalor ordiner edhe propagandë bajate. Nuk ka pse shkon më se PPP-të mbaruan, krimi i organizuar i ka dalë në sipërfaqe dhe as shokët e shoqatë Brukselit të “vjetër” nuk po e ndihmojnë dot më. /REDAKSIONALE

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Ish-deputeti: Ndaje mëndjen Macroni, Saliu, Luli apo opozita, kush e ka fajin
Next post Linda Rama mallëngjen shqiptarët pas dështimit të negociatave, poston thënien e Kadaresë: Jemi në ankthin e humbjes së Evropës…