Home Aktualitet “Fatale nëse nuk futemi në BE”/ Lubonja: Do hynim në një aventurë, që s’di si do përfundonte!

“Fatale nëse nuk futemi në BE”/ Lubonja: Do hynim në një aventurë, që s’di si do përfundonte!

nga Editor

Analisti Fatos Lubonja komentoi në një lidhje me “Skype”, në “News24”, zhvillimet e fundit politike, me në fokus procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, referuar edhe vizitës së Presidentes së KE, Ursula von der Leyen, në vendin tonë.

Analisti Lubonja tha se në Shqipëri duhet të ketë një debat serioz mes politikanëve, por edhe intelektualëve, lidhur me këtë çështje, pra me të ardhmen e vendit.

“Në Shqipëri duhet të kishte një debat serioz, mes politikanëve, por edhe intelektualëve, se ku po shkojmë. Prej kohësh Evropa ka debate për të ardhmen e saj, ashtu si dhe SHBA, ndërsa ne vazhdojmë me një traditë të vjetër. Askush nuk mendon se mund të ketë zhvillime të tilla që mund të na befasojnë. Ka shenja jo të pakta, prej 10 vitesh, që vunë në dukje një krizë të Evropës, ku ne nuk mund ta shohim veten jashtë. Ajo që ndodh te ne, është fakti që ne nuk e çajmë kokën fare, këtu e kam fjalën për klasën tonë politike.

Shoh një kontradiktë në atë që thotë Ursula në një krah dhe asaj që thotë Reuters nga ana tjetër. Unë e shoh Shqipërinë dhe shqiptarët të papërgatitur. Po të shohim historinë tonë, historia jonë kështu ka shkuar. Është bërë një luftë ballkanike dhe u vendos që të krijohet Shqipëria. Pastaj u bënë luftërat botërore, ku njëherë ishte për copëtimin e Shqipërisë, pastaj për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Pra, gjithmonë fatet e Shqipërisë u vendosën nga të tjerët, dhe ne asnjëherë s’jemi bërë të zotët për vendin tonë. Ne kemi gjithmonë varësi totale ndaj ‘vëllait të madh’”, tha Lubonja.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!