Home Aktualitet “Partitë të mos konfliktohen për policinë”/ Dritan Demiraj: Qeveria të ndalojë mohimin për kanabizimin e vendit. Basha duhet..

“Partitë të mos konfliktohen për policinë”/ Dritan Demiraj: Qeveria të ndalojë mohimin për kanabizimin e vendit. Basha duhet..

nga Editor

Koloneli Dritan Demiraj, i cili ka shërbyer edhe si ministër i Brendshëm i për një periudhë të shkurtër, ka deklaruar ditën e sotme se politika nuk duhet të konfliktohet me njëra-tjetrën për policinë.

Sipas Dritan Demirajt, problemi në vendin tonë qëndron te kanabizimi, dhe për sa kohë qeveria do të mohojë këtë fenomen, atëherë nuk do do ketë zgjidhje.

“Ky është një krim i rëndë që shkakton dhimbje në të gjithë shoqërinë. Edhe në SHBA vriten shumë oficerë policie dhe kjo nuk do të thotë se shteti nuk funksionon.

Disa probleme me policinë në Shqipëri qëndrojnë. Policia në fakt ka nevojë për të nxjerrë disa mësime. Duhet një analizë e thellë e të gjithë zinxhirit komandues të policisë. Është koha që Rama të dalë krah ministrit të brendshëm, dhe të thotë që qeveria është e vendosur për të luftuar krimin. Në fakt problemi më i madh në Shqipëri është kanabizimi. Sa kohë qeveria e mohon, do kemi gjithnjë e më tepër probleme,” tha Demiraj në Top News.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, foli edhe “luftën” në selinë blu, ndërsa pati edhe një këshillë për kryedemokratin Lulzim Basha.

“Unë ruaj respekt për Berishën, por unë bashkëpunoj me Bashën. Jam anëtar i Këshillit Kombëtar. Kam një këshillë për kryetarin e PD, ai duhet të dalë në bazë, të bashkëpunojë me njerëzit. Duhet të jetë më afër me qytetarët”, tha Demiraj.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!