Home Aktualitet Edhe sa duhet akoma që të mbarojnë 100 ditët e Ardi Veliut?

Edhe sa duhet akoma që të mbarojnë 100 ditët e Ardi Veliut?

nga Editor

Përcillet në banesën e fundit nënkomisar Saimir Hoxha. Oficeri 45-vjeçar i krimeve në Policinë e Lezhës u vra dje në krye të detyrës nga një 21-vjeçar. Ai la pas dy fëmijë të mitur që nuk do munden më ta thërrasin babain e tyre e ai t’i shohë tek rriten.

Për të nderuar figurën dhe sakrificën e tij, janë mbajtur në Pallatin e Kongreseve homazhe, ku kanë marrë pjesë mijëra persona. Mes atyre që kanë nderuar nënkomisar Hoxhën, Dëshmor i Atdheut, kanë qenë Presidenti i Republikës Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kreu i PD-së Lulzim Basha, si dhe drejtues të tjerë, miq e kolegë.

Rreth orës 14:30 arkëmorti me trupin e heroit ka lënë Pallatin e Kongreseve dhe i mbajtur nga duart e të afërmve dhe kolegëve është nisur drejt Varrezave të Dëshmorëve, ku do të prehet përjetësisht.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!