Home Aktualitet Damian Gjiknuri pret në takim delegacionin e OSBE-ODIHR: Jemi gati të ulemi në tryezë me opozitën për të gjitha rekomandimet tuaja

Damian Gjiknuri pret në takim delegacionin e OSBE-ODIHR: Jemi gati të ulemi në tryezë me opozitën për të gjitha rekomandimet tuaja

nga Editor

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri priti sot në takim një delegacion të ODIHR-it kryesuar nga ambasadorja Urszula Gacek, shefe e misionit vëzhgues për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Fokusi i diskutimit ishte raporti përfundimtar i monitorimit të zgjedhjeve të fundit parlamentare, konkluzionet dhe rekomandimet.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste shprehu gadishmërinë e mazhorancës për tu ulur sa më parë në tryezë me opozitën me synim adresimin e të gjitha rekomandimeve të lëna nga raportet e OSBE/ODIHR-it, përfshirë nevojë për depolitizimin e administratës zgjedhore.

Gjiknuri falenderoi përfaqësuesit e ODIHR-it për kontributin e tyre si në procesin e hartimit të reformës elektorale përpara zgjedhjeve ashtu edhe në monitorimin e mëpasshëm të procesit zgjedhor. Gjiknuri konstatoi se zgjedhjet e 25 Prillit ishin një hap i rëndësishëm përpara në përmbushjen e të gjitha detyrimeve për një proces në përputhje të plotë me standardet më të mira ndërkombëtare.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!