Home Aktualitet Braçe i kërkon Manastirliut të publikojë emrat e deputetëve të pavaksinuar..

Braçe i kërkon Manastirliut të publikojë emrat e deputetëve të pavaksinuar..

nga Editor

Ndryshe nga situata në komisionet e tjera parlamentare në këto 48 orë, Kreu i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave Eduart Shalsi lejoi pjesëmarrjen fizike të deputetëve të opozitës në sallën e mbledhjes madje edhe deklarimet e tyre publike.

Një propozim konkret për zhbllokimin e situatës dha ish-zv kryeministri Erion Brace duke i kërkuar ministres Manastirliu që të publikoje emrat e deputetëve të pa vaksinuar.

“Ministria e Shëndetësisë të thotë se cilët deputetë janë të vaksinuar dhe cilët jo”, është shprehur Erion Braç

Shenja të tërheqjes së socialisteve nga vendimi për mbledhje vetëm online të komisioneve parlamentare dha edhe kreu i grupit Balla.

“I bëj thirrje deputetëve, atyre që ende nuk kanë ushtruar këtë detyrim që kemi ndaj gjithkujt, ndaj familjeve, por edhe ndaj gjithë shoqërisë për të kryer detyrimin që ka sot çdo qytetar i përgjegjshëm i këtij vendi për të kryer vaksinimin me dy doza sepse mendoj se edhe Shqipëria do shkojë në një fazë të mëtejshme, tek doza e tretë, të bëjë këtë detyrim dhe prej javës tjetër, konferenca e kryetarëve do të japë dritën jeshile të kalimit në një mënyrë tradicionale të zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve”, tha ai.

Balla përmendi si shembuj rastet e Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian, ku sipas tij, kërkohet certifikate vaksinimi për ata që hynë nëpër godina.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!