Home Politike BE ‘JO’ çeljes së negociatave me Shqipërinë, DASH kundër vendimit: Jemi të zhgënjyer

BE ‘JO’ çeljes së negociatave me Shqipërinë, DASH kundër vendimit: Jemi të zhgënjyer

nga Editor

‘Shtetet e Bashkuara mbështesin përkushtimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ndaj integrimit transatlantik dhe aspiratat e tyre për anëtarësim në Bashkimin Europian. Jemi të zhgënjyer që Këshilli Europian nuk njohu përpjekjet shumë të forta për reforma të secilit vend me anë të një vendimi për të hapur negociatat për anëtarësim në këtë kohë”. Kështu deklaron zëdhënësi i Departamentit të Shtetit në lidhje me vendimin që dha sot Këshilli Europian sa i takon ‘JO’-s për celjen e negociatave me BE.

Në reagimin në fjalë thuhet se DASH shpreson që Këshilli Europian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dy vendet kohë përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor verën tjetër.

“Një vendim pozitiv do të kishte riafirmuar besueshmërinë e rrugës së tyre për në BE dhe do t’i ishte kundërvënë vendosmërisht aktorëve të huaj dashakeqës, të cilët kërkojnë të minojnë vlerat perëndimore dhe komunitetin euro-atlantik. Ne njohim faktin që Këshilli Europian nuk i tha “jo” as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut, dhe as nuk përcaktoi kushte të reja për hapjen e negociatave për anëtarësim. Shpresojmë që Këshilli Europian do të arrijë konsensus për një vendim pozitiv për të dy vendet kohë përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor verën tjetër.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!