Home Aktualitet OPERACIONI I FUNDIT! Pak para se të vritej, nënkomisari Saimir Hoxha shfaqet brenda parcelës me kanabis

OPERACIONI I FUNDIT! Pak para se të vritej, nënkomisari Saimir Hoxha shfaqet brenda parcelës me kanabis

nga Editor

Fotot e shkrepura për të dokumentuar operacionin tregojnë se të tre efektivët kishin shkulur dhe grumbulluar në një vend të gjitha bimët, duke u vënë më pas edhe flakën.

TIRANË– Dalin pamjet e operacionit të fundit të nënkomisarit Saimir Hoxha në zonën e lagunës së Kunes në Ishull Lezhë. Gazetarja Klodiana Lala i ka siguruar fotot e fundit të Hoxhës (personi me bluzë rozë në foto), i cili së bashku me dy kolegët e tij kishin korrur 110 bimë kanabisi. Fotot e shkrepura për të dokumentuar operacionin tregojnë se të tre efektivët kishin shkulur dhe grumbulluar në një vend të gjitha bimët, duke u vënë më pas edhe flakën.1 / 8Pamje nga parcela

Menjëherë pasi ka kryer këtë operacion, Hoxha së bashku me dy kolegët e tjerë janë kthyer për në komisariatin e Policisë së Lezhës, për të dëshmuar lidhur me aksionin e ndërmarrë, por rrugës vendosën që të ndalonin makinën me tre të rinjtë. Pamjet e publikuara tregojnë qartë momentin e vrasjes së oficerit, i cili u ekzekutua nga i riu Aldi Rama, në më pak se 10 sekonda nga ndalimi i tyre. Më pas, 21-vjeçari u largua dhe pas më shumë se 5 orësh u gjet në gjendje të rëndë për jetën në mes të kallamave. Ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës pa asnjë familjar pranë tij. 

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!