Home Aktualitet U vra në krye të detyrës/ Meta akordon “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” për nënkomisarin Saimir Hoxha

U vra në krye të detyrës/ Meta akordon “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” për nënkomisarin Saimir Hoxha

nga Editor

Presidenti Ilir Meta ka akorduar ditën e sotme “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” për nënkomisarin, Saimir Hoxha i cili u vra ditën e djeshme në krye të detyrës nga 21 vjeçari Aldi Rama.

Nënkomisari është shpallur edhe Dëshmor i Atdheut. Ndërsa aktualisht po mbahen homazhet për Saimir Hoxhën ku kanë marrë pjesë drejtues të lartë të policisë, ëprfshirë edhe figura të larta politike, ndër to edhe presidenti Ilir Meta.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i akordoi sot Dëshmorit të Atdheut, Saimir Hoxha (pas vdekjes) “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, me motivacionin:

“Për kontributin e dhënë në shërbim të Policisë së Shtetit, si dhe në vlerësim të trimërisë së treguar gjatë kryerjes së detyrës, duke mos kursyer as jetën e tij në luftën kundër krimit të organizuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike”

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!