Home Aktualitet Ekzekutimi i nënkomisarit në Lezhë, shfaqet Sandër Lleshaj: Duhen protesta, ngjarja më e rëndë sesa e Klodian Rashës

Ekzekutimi i nënkomisarit në Lezhë, shfaqet Sandër Lleshaj: Duhen protesta, ngjarja më e rëndë sesa e Klodian Rashës

nga Editor

Edhe pse nuk drejtoi gishtin tek pasardhësit e tij, Lleshaj tha shoqëria duhet të reagojë.

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kërkon që shoqëria të ngrihet në protestë pas vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë. Gjatë një interviste për  ‘Report tv’, Lleshaj përmendi vrasjen e Klodian Rashës, që ishte edhe arsyeja e largimit të tij nga detyra si krahasim me ngjarjen e djeshme në Ishull Lezhë. Lleshaj tha se vrasja e Hoxhës është me rëndë sesa ajo e Rashës, ndërsa shtoi se duhet një përgjegjësi ligjore dhe morale. Edhe pse nuk drejtoi gishtin tek pasardhësit e tij, Lleshaj tha shoqëria duhet të reagojë.

“Ka dy nivele përgjegjësisë, ligjore që u takon organeve përkatëse dhe përgjegjësi morale, kjo është çështje e brendshme që ndjen një lloj përgjegjësie, nuk drejtoj gisht ndaj askujt.Është një ndër ngjarjet më të rënda, pavarësisht ngjarje që ju i referoheni është shumë e rëndë (vrasja e Klodian Rashës), të cilën drejtësia pjesërisht e ka trajtuar, ende jo plotësisht, por sa i përket goditjes së një efektivi të policisë, vrasjes së tij, kjo është një ngjarje e rëndë, edhe në Kodin Penal trajtohet si një ngjarje e veçantë dhe si e veçantë.

Kërkohet një reflektim i veçantë, nuk mund shkoj dëm gjaku i efektivit të policisë, gjaku i një djali të ri, një babai, një prindi, një anëtari të shoqërisë sonë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një situatë që është në radarin e institucioneve, dhe që flasim për një rajon urban, dhe një rajon që nuk është tokë e panjohur, e pa administruar, apo e askujt, me saktë informacion ajo sipërfaqe është në përgjegjësinë e disa autoriteteve, ka shumë autoriteteve, vendore, qendrore, më duhet është zonë e mbrojtur. Kjo është një ngjarje që të lëvizë dhe të shtyjë për reflektim, nëse atëherë shoqëria reagoi fort, në mënyrë jo proporcionale, edhe kur vritet një punonjës policie shoqëria duhet të reagojë fort, në respekt të atyre që janë në radhët e Policisë, kanë nevojë që të shohin që policia është me ta. Se nga të gjitha trupat e efektivëve, ne kemi humbje vetëm nga punonjës të Policisë”, tha Lleshaj.

Deklarata e ish-ministrit vjen 10 muaj pas ekzekutimit të të riut Klodian Rasha nga efektivi i Policisë së Shtetit, Nevaldo Hajdaraj. Kjo ngjarje solli edhe largimin e Lleshajt nga drejtimi i Ministrisë së Brendshme, ndërsa edhe pse sot nuk e ka harruar, për ish-ministrin, jeta e një qytetari dhe ajo e një polici nuk janë të barabarta… Por a është vërtetë kështu?

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!