Home Aktualitet Tabaku kërkon seancë dëgjimore me Autoritetin e Konkurencës për rritjen e çmimit të bukës. Ja propozimi i Braçes

Tabaku kërkon seancë dëgjimore me Autoritetin e Konkurencës për rritjen e çmimit të bukës. Ja propozimi i Braçes

nga Editor

Në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Ekonominë dhe Financat, deputetët e opozitës ishin të pranishëm fizikisht në një nga sallat e Kuvendit, ku edhe morën fjalën.

Kryetari i komisionit, Eduard Shalsi, u dha fjalën deputetëve të PD, Edmond Spaho dhe Jorida Tabaku, të cilët thanë se është absurde që ndërsa shkollat dhe universitetet do të hapen, komisionet parlamentare mblidhen online.

Ndërsa deputetja Tabaku kërkoi edhe që të thirret në seancë dëgjimore Autoriteti i Konkurencës për të kërkuar shpjegime dhe për të hetuar në treg për rritjen e cmimit të miellit, bukës dhe të cmmimeve në përgjithësi.

DISKUTIMET

Eduard Shalsi: Ajo që bën bota mbledhjet online jo vetëm sa kohë është pandemia por edhe sot, nëse ju solla shembuj universitetesh ju them plot të tjerë për mënyrën si do operohet post covid. Kam një kërkesë nga disa kolegë deputetë e s’dua të përmend vetëm maxhoracës por dhe deputetë nga rrethet që në të kaluarën e kanë pasur shumë të vështirë të jenë edhe në terren ku për disa mbledhje që rëndësia ka qenë relative kanë dashur ta bëjnë online.

Ajo që duhet të bëjmë në mbledhjen e konferencës së krytarëve ka të bëjë me këtë do vendosm për cilat mbledhje do duhet të zhvillohen me prani fizike, do duhet të jetë i detyrueshëm vaksinimi, ndërkohë që po ndjekim me kujdes shifrat, shikoni cdo ndodh në rajon, tashmë në vendet fqinje, ndaj duhet të jemi shumë të vëmendshëm e kujdesshëm që betejat politke mos na errësojnë dytë për të zhvilluar e bërë si qëllim në vetvete takimet fizike.

Deputeti i opozitës Edmond Spahi kërkon fjalën

Eduard Shalsi: Nëse do logoheni mirë nëse s’do logoheni do duhet të vini këtu.

Edmond Spaho: Kjo që po bëni është një nga marrëzitë më të mëdha, ndëkohë që hapen shkollat, fizikisht nxënësit, gjimnazet universitetet kur mbledhjet e qeverisë bëhen me prani fizike, kur kuvendi zhvillon seancë plenare me 140 deputetë me prani fiizke ju insistoni të zhvilloni komisionet online.
Kjo tregon vetëm frikë nga debati, s’ka pse të keni frikë nga debati, demokracia pa debat është e mbaruar, ato që po thoni për pandeminë i takojnë një periudhe të shkuar sot bota po i rikthehet normalitetit. Dduhet të reflektoni.

Në seancën e parë të kuvendit kur debatuam kryeministri foli për një qasje të re ndaj opozitës në fakt po tegoni një qasje edhe më të vjetër se ajo e dy mandateve të para se s’po lejoni as debatin në komisione, sot po e detyroni opozitën të mos jetë prezente në asnjë debat politik përvec seancave plenare që mbahen tre herë në muaj gjithsej, do ju bëja thirrje të reflektoni sa nuk është vonë.

Eduard Shalsi: Nuk kërkojmë asgjë më shumë e më pak se sa të jemi të përgjegjshëm e na takon ne të japim shembullin të parët.

Jorida Tabaku: Se pari s’më duket normale që ju i pari që flisni të rrini pa maskë bashkë me stafin e Kuvendit, duhet të nisë nga ne i pari shembulli.
Sot e kuptova që sistemi i Kuvendit s’lejon kameat monitorohet nga ju, anëtarët e opozitës këtu s’kanë asnjë pjesëmarrje fizike, keni vendousr të na shuani e mos dukemi në ekrane s’është fare normale.

Kemi cështje shumë sensitive për të diskutuar, për të thërritur autoritetin e konkurencës në seancë dëgjimore, rritja e cmimit të miellit dhe bukës brenda një dite, hetim në treg pa dalë me raport nga autoriteti dhe situata e krijuar me rritjen e cmimmeve na detyron ne të jemi të përgjegjshëm ta thërrasim autoritetin të na bëjë prezantim të situatës cfarë ka ndodhur me rritjen e cmimit të miellit, të cmimeve brenda ditës.

Komisioni duhet të thërrasi autoritetin të merren masa të hetojmë cfarë ka ndodhur në treg sa nuk është vonë e të jepen sugjerime.

Eduard Shalsi: Ka disa procedura parlamentare për kërkesat, doja të ishim sa më korrekt duke respektuar dhe rregulloren e parlamentit.

Erion Brace: S’kemi pse krijijmë debat kot kur cështjet që janë në shqyrtim kjo mbledhja e parë ska nevojë për debat politik. Jam dakort me atë që thoni ju zoti Shalsi që secili të zbatojë procedurën, ka një procedurë për cdo kërkesë, për seancë dëgjimore në komision sic ka një proc dhe për futjen e cështjeve në rend dite, t shmangim debatet kot e mos kthejmë në politikë cështjet e procedurës.

Bota po mundohet të shkojë drejt një normaliteti të ri, normaliteti i ri i ka të gjitha nga vaksina, testi, tamponi, por dhe punën në distancë e ka shumë të qartë bota.
Distancimi dhe maska mbeten A. Unë do mendoja që do ishte krejt normale që secili nga ne të depozitojë certifikaten e vaksinimit pranë Kuvendit. Nëse s’e bëjmë ne, mund ta kishte bërë ministria e shëndetësisë, që ti thotë shqiptarëve, cili deptuet është i vaksinuar e cili jo, sic është në detyrën tonë të depozitojmë rezultatin e testit. Do jetë përsëri në normalitetin tonë të rrimë me maskë në ambiente të mbyllura .

Kur të mblidhet konferenca e krytetarëve, ti fusim dhe ne ato që ka fut gjithë bota, nga pasapora e vaksinimit, certifikata e vaksinimit e deri te maskat e desinfektantët

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!