Home Aktualitet Gruaja e tij vdiq në spital, bashkëshorti i mësueses: Shkoi me këmbët e saj, 10 minuta pas gjilpërës mbaroi direkt

Gruaja e tij vdiq në spital, bashkëshorti i mësueses: Shkoi me këmbët e saj, 10 minuta pas gjilpërës mbaroi direkt

nga Editor

Luan Bazelli ka pohuar se bashkëshortja e tij, Anila Bazelli shkoi vetë në spital për tu mjekuar pasi kishte probleme me astmën.

POGRADEC– Bashkëshorti i mësueses Anila Bazelli ka dhënë deklaratën e tij për mediat pas humbjes së të shoqes. Luan Bazelli ka pohuar se bashkëshortja e tij, Anila Bazelli shkoi vetë në spital për tu mjekuar pasi kishte probleme me astmën mirëpo sipas tij ajo humbi jetën nga pakujdesia e mjekëve.

Luan Bazelli: Zonja ime ishte mirë me shëndet. Ajo kishte vetëm pak probleme me astmën. Ka ikur nga mjekimi, nga pakujdesia. Në spital ka mbërritur me këmbët e saj. Kur shkuam, tensionin e kishte normal, 10 minuta pas gjilpërës ajo mbaroi direk.

Mësuesja nga Pogradeci, Anila Bazelli ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme në spital. Ajo u paraqit në orën 19:00, pasi kishte shfaqur disa probleme me astmën. Familjarët pretenduan se 46-vjeçarja nuk kishte sëmundje të tjera të cilat mund të ndikonin në vdekjen e saj. Të afërmit e mësueses kanë akuzuar mjekët dhe infermierët e urgjencës për mjekim të gabuar dhe për neglizhencë. Prokuroria ka kërkuar që ekspertiza të bëhet nga kryeqyteti, gjë që pritet të zbardhë dhe shkakun që solli vdekjen e mësueses.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!