Home Aktualitet “Komisionet online, turp për parlamentarizmin”, Helidon Bushati: Duan të vjedhin dhe t’i mbyllin gojën opozitës

“Komisionet online, turp për parlamentarizmin”, Helidon Bushati: Duan të vjedhin dhe t’i mbyllin gojën opozitës

nga Editor

DEKLARATA E NËNKRYETARIT TË KOMISIONIT TË VEPRIMTARIVE PRODHUESE, HELIDON BUSHATI

Ka dy ditë që në Parlamentin shqiptar luhet komedia e radhës. Sot, partia e vjedhjes së votave tentoi të vjedhë edhe liritë kushtetuese të deputetëve, të drejtën e informimit dhe të transparencës.

Mazhoranca e sotme po kërkon ta kthejë parlamentin në tallava. Po kërkon që të kalojë ligje me deputetë që janë në bare, në avion apo në shopping center nëpër Europë. Kjo është e patolerueshme, ky është një turp për parlamentarizmin shqiptar.

Sot së bashku me kolegët, përfaqësues të PD në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, u paraqitëm siç e kishim lajmëruar në sallën e Komisionit.

Nuk na u dha fjala. Konferenca e Kryetarëve e ka të parashikuar qartë në dispozitën për punën e komisioneve online, që në raste të komisioneve të rëndësishme, të çështjeve të rëndësishme, punimet mund të bëhen edhe fizikisht.

Ne trajtuam këtë problematikë me kryetarin i cili si të gjithë kryetarët e tjerë të komisioneve dhe dje kemi qenë prezentë, fjala jonë ra në vesh të shurdhër.

Është i padiskutueshëm objektivi i tyre. Të heshtin opozitën. Problematikat që lidhen me Komisionin e Verpimtarive Prodhuese ju i shihn i çdo ditë, që prekin problematikat dhe jetën e qytetarëve shqiptarë.

Duke filluar nga transparenca tek tenderat, tek koncesionet klienteliste, tek çmimet e ushqimeve që po rriten çdo ditë, çmimi i energjisë elektrike dhe karburanteve, ndër çmimet më të larta në Ballkan që paguajnë shqiptarët.

Ne jemi në Komision për të vazhduar luftën për përmirësimin e buxhetit dhe të jetesës së familjeve shqiptare. Do të ndërmarrim çdo hap ligjor për të përmirësuar jetesën e qytetarëve shqiptarë.

Ne jemi do të jemi prezent në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese ashtu si kolegët e tjerë do të jenë në komisionet përkatëse për të bërë të mundur rikthimin e parlamentarizmit në mënyrë që kjo farsë, ky teatër absurd të përfundojë dhe sidomos Edi Rama dhe 40 hajdutët e tij të mos marrin peng Shqipërinë dhe qytetarët e Shqipërisë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!