Home Aktualitet Kryeministrja serbe zbulon detaje mbi shëndetin e Vuçiç: Nuk fle natën, ka një tension të tmerrshëm për situatën në Kosovë, mori dhe një grip

Kryeministrja serbe zbulon detaje mbi shëndetin e Vuçiç: Nuk fle natën, ka një tension të tmerrshëm për situatën në Kosovë, mori dhe një grip

nga Editor

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić ka zbuluar se Presidenti serb, Vuçiç është me grip prandaj dhe gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Sipas Brnabiç, Vuçiç ka një tension të tmerrshëm prej situatës në Kosovë dhe as pushon, por as nuk fle natën.

Më tej ajo thotë Presidenti serb ka ende stres dhe sistemi imunitar i është dobësuar shumë.

“Ai nuk pushon, mund ta them këtë. Do të doja që ai të pushonte pak më shumë. Ai është nën një tension të tmerrshëm, natyrisht, për gjithçka që po ndodh në Kosovë dhe Metohi, nuk mendoj se ai me të vërtetë flinte natën. Ai gjithashtu mori një grip mbi të gjitha. Sistemi i tij imunitar u dobësua, natyrisht, nga ato përpjekje dhe nga ai stres,” tha Brnabić.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!